Flash News

Ditari i Opozitës

Meta ironizon 20 mijë anëtarësimet e PS: Si 1 milion pemët e pyllit orbital në Tiranë

Meta ironizon 20 mijë anëtarësimet e PS: Si 1 milion pemët e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar 20 mijë anëtarësimet e reja në PS.

Teksa foli nga Fieri, Meta ironizoi socialistët duke thënë se anëtarësimet e reja janë njësoj si 1 milion pemët e pyllit orbital në Tiranë.

Meta: 20 mije anëtarësimet e reja ne PS, si 1 milion pemët e pyllit orbital në Tiranë. E vërteta është se në Fier janë përgjysmuar jo vetëm njerëzit, por edhe derrat, gjedhet e te imtat. Ashtu sikundër edhe serrat janë braktisur për shkak të pamundësisë se fitimit prej tyre sepse të gjitha taksat janë rritur dhe është e pamundur për te jetuar me dinjitet në fushën e bujqësisë dhe te blegtorisë.

Bujqit dhe fermerët sot kane zero mbështetje nga shteti për te mos thënë qe kane pengesa te shtuara ndërkohë qe përmes kontrollit te pikave të grumbullimit dhe te tregut janë shkatërruar interesat e fermerëve dhe prodhuesve vendas, qe janë tashme te detyruar te bëjnë protesta dhe greva. Është interes i "Rilindjes" shpopullimi i Shqipërisë dhe shpopullimi fillon nga fshati dhe nga ato zona qe kane qene hambar i vërtetë ia vendit tone, siç është edhe Myzeqeja. Ndaj dhe një nga goditjet me te renda i ka pësuar Qarku i Fierit, sidomos sa i përket bujqësisë dhe blegtorisë.

Të fundit