Flash News

Ditari i Opozitës

Meta kundër legalizimit të kanabisit mjekësor: Shpërblim i Ramës për narkotrafikantët e 14 majit

Meta kundër legalizimit të kanabisit mjekësor: Shpërblim i

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli kundër vendimit të miratuar dje nga maxhoranca, për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Në një dalje për mediat, Meta tha se vendimi ishte një akt i turpshëm që u bë në mes të errësirës. Meta tha se ligji i miratuar nga PS-ja ka dështuar në vende me shtet të së drejtës më funksional se sa në Shqipëri.

Meta shtoi se ky ishte një shpërblim i Ramës për narkotrafikantët e 14 majit.

“Dua të denoncoj aktet e turpshme të maxhorancës dje në Kuvend, ku ajo mbylli sesionin për veten e saj dhe gjithçka që i takon kapjes së shtetit. Dje pas mesnate në errësirë, Kuvendi miratoi ligjin për legalizimin e kanabisit, një ligj i kritikuar nga të gjithë dhe i paralajmëruar se do të dëmtojë të ardhmen e vendit. Ky ligj ka dështuar dhe në vende me shtet të se drejtës më funksional se sa Shqipëria. Është e qartë se të gjitha raportet ndërkombëtare e nxijnë vendin tonë si një vend që është shndërruar në një qendër të rëndësishme të trafikut të drogës, të kokainës, heroinës dhe kanabisit. Duam të theksojmë se Rama me vetëdije të plotë mbajti premtimin që iu bëri narkotrafikantëve për shërbimet që iu bë në zgjedhjet e fundit”, tha Meta.

Të fundit