Flash News

Ditari i Opozitës

Meta kundër pr/ligjit për shëndetin riprodhues: Vajzat e gratë do përdoren si rezervate për të prodhuar bebe

Meta kundër pr/ligjit për shëndetin riprodhues: Vajzat e

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kundërshtuar projektligjin për shëndetin riprodhues.

Gjatë një konference për mediat, Meta u shpreh se vajzat dhe gratë do të përdoren si rezervate të paguara për të prodhuar bebe.

Meta theksi se ky ligj paraqitet në një kohë kur vendi është goditur nga shpopullimi.

“Po synojnë që të kthejnë vendin në qendër ndërkombëtare të uteruseve me këtë pr.ligj për riprodhimin. Përdorin gratë dhe vajzat shqiptare si rezervate të paguara për të prodhuar bebe. PE e konsideron euro-krim uteruesin me qira. Kjo është një tentativë për të mohuar përcaktimet sublime nënë-baba, dhe për t’i kthyer ata në shprehje numerike prindi 1 dhe 2. Pjesa më hidhur është zgjatja e kohës së abortit dhe nxitja e abortit të vajzat e reja. Gjykata Supreme në SBBA ka marrë vendim ekstrem për abortet për të ulur javët e abortit. Ky ligj paraqitet sot teksa vendi është goditur nga shpopullimi”, tha Meta.

Të fundit