Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Marrëveshja me Berishën parimore, për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen

Meta: Marrëveshja me Berishën parimore, për të shpëtuar

Kreu u Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar historike marrëveshjen e nënshkruar javën që shkoi me kreun e PD, Sali Berisha disa muaj para zgjedhjeve lokale 2023.

I ftuar në Top News, Meta tha se ky pakt bëhet për të shpëtuar vendin dhe pluralizmin.

 “Ishte momenti kur bëhet një marrëveshje historike me Berishën, jo thjesht që e bëj unë me atë, por që marrëveshja bëhet për të shpëtuar vendin dhe pluralizmin.

Kjo u bë për t’i dhënë të drejtën popullit për të ushtruar referendumin. Për një rivendosje të plotë të pluralizmit politik në pushtetin vendor, por edhe për t’i shndërruar këshillat vendorë në parlamente të vogla, ku qytetarët do të kërkojnë llogari dhe do të përfshihen në vendimmarrje. Unë mendoj se përpjekjet për të devijuar vëmendjen nga marrëveshja historike.

Primaret janë një nga risitë më të mira, por ky proces duhet të përfundojë sa më parë. Kjo pasi pushteti vendor kontrollohet plotësisht nga PS dhe kush bën opozitë në qytete pastaj. Nuk kemi hyrë në detaje për ndarje bashkish pasi për Partinë e Lirisë është primar interesi i vendit, vendosja e pluralizmit politik në nivelin vendor dhe për të ecur drejt zgjedhjeve të parakohshme. Vendi është në një rënie të lirë drejt humnerës. Për sa i përket ambicieve të PL-së, ne kemi qenë të hapur për diskutime. Marrëveshja është e qartë”, u shpreh Meta.

Të fundit