Flash News

Ditari i Opozitës

Meta mbështet propozimin e Këlliçit: Transporti publik falas është fitore e të gjithë qytetarëve

Meta mbështet propozimin e Këlliçit: Transporti publik falas

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur planin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi për transportin publik falas në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shrkaun se ky propozim është një fitore e të gjithë qytetarëve.

“Tirana ka nevojë për Ndryshim. Tirana ka nevojë për vendimmarrje nga të cilat përfitojnë direkt dhe menjëherë të gjithë qytetarët.

Dhe plani i Belind Këlliçit për transport publik falas është një fitore e të gjithë qytetarëve, pensionistëve dhe të rinjve tanë. Bashkë Fitojmë!”, shkruan Meta.

 

 

Të fundit