Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Meta: Mbyllja antikushtetuese e Parlamentit, i shërbeu korrupsionit shtetëror të Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë sot në një konferencë për mediat ku u ndal te projektligji i buxhetit për vitin 2024.
Meta tha se “mbyllja antikushtetuese e Parlamentit i shërben vetëm korrupsionit shtetëror të Edi Ramës dhe qëllimit mafioz për t’i fshehur shqiptarëve buze greminën e madhe financiare ku është vendosur Shqipëria’.
Meta tha se Shqipëria ka sot borxhin, varfërinë, eksportet, të ardhurat dhe shpenzimet më të ulëta në rajon.
Pjesë nga deklarata e Metës:
Në këtë moment, kur në parlament ka ardhur projektligji i buxhetit të shtetit, debati politik dhe parlamentar duhej të demostronte transparencë absolute, që shqiptarët të dinin se çfarë ndodh me taksat e mundit dhe të djersës së tyre.
Mbyllja antikushtetuese e Parlamentit i shërben vetëm korrupsionit shtetëror të Edi Ramës dhe qëllimit mafioz për t’i fshehur shqiptarëve buze greminën e madhe financiare ku është vendosur Shqipëria.
Pavarësisht propagandës, Shqipëria ka sot: Borxhin, varfërinë, eksportet, të ardhurat dhe shpenzimet më të ulëta në rajon.
Pavarsisht perpjekjeve te Qeverise per te konsideruar te sukseseshme reformen fiskale planifikimi i te ardhurave tregon pamundesine e rritjes se kapacitetit te mbledhjes se tyre per shkak kryesisht te informalitetit, te diferencimit te taksimit si dhe te evazionit te larte
Të ardhurat publike nga 28.1% e PBB në vitin 2023 janë planifikuar në ulje në 27.7% e PBB në vitin 2024.
Rritja e barrës fiskale per vitin 2024 bazohet tek lojrat akciza e cigareve, lojrat e fatit dhe rritjen e taksimit të profesioneve të lira.
Kjo taksë e fundit, një taksë që stimulon largimin e trurit dëmton veçanërisht profesionet shumë të kërkuara si mjekët por dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Profesionistë të cilët vuajnë një diskriminim fiskal.
Planifikimi i rritjes së të ardhurave tatimore në këtë kohë krize do të duhej të bazohej në rritjen e eficencës së administratës tatimore dhe doganore, minimizimin e shpenzimeve tatimore, uljen e evazionit dhe informalitetit në ekonomi dhe jo në rritjen e barrës fiskale për biznesin dhe qytetaret.
Planifikimi i të ardhurave duhej të shoqërohej me një plan masash për të rritur të ardhurat si rezultat :
1. I uljes së informalitetit në ekonomi, e cila vlerësohet në mbi 33% nga institucionet ndërkombëtare. Sipas raportit të FMN, « komisioni europian vlerëson nivelin e sektorit informal në ekonomi nga 30 deri në 35% e PBB ». « ndërsa ILO vlerëson se 56.7 % e totalit të të punësurve janë informal »
2. Uljes së informalitetit në kontributetet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, i cili vlerësohet në 41.5% të fuqisë punëtore aktive në tremujorin e dytë të vitit 2023. Numri i të punësuarve 15 – 64 vjeç është 1255840, ndërsa numri i kontribuesve është 734823 punonjës.
3. Te heqja e përjashtimeve (në total përjashtimet ose shpenzimet tatimore vlerësohen rreth 87 miliard), të cilat nuk janë efikase dhe eficente nga pikëpamja ekonomike dhe sociale
4. Si dhe nga ulja e evazionit fiskal. Shqipëria ka performancën më të ulët të mbledhjes së të ardhurave publike krahasuar me vendet e rajonit. Në mesataren e rajonit Shqipëria mbledh 28.1% të PBB, ndërsa mesatarja e rajonit është 38.1% e PBB. Shqipëria ka performancë tepër të ulët të mbledhjes së të ardhurave dhe kjo performancë do të përkeqësohet, përkundrejt mesatares së rajonit.
Paketa Fiskale 2024 e propozuar synon të gjenerojnë të ardhura shtesë duke rritur barrën fiskale për akcizën e duhanit, të tatimit mbi të Ardhurat nga Profesionet, nga taksat nacionale, si dhe nga rritja e taksës së karbonit.
Paketa fiskale e propozuar nga Qeveria do të ketë vetëm efekte negative për ekonominë, sepse rrit në vazhdimësi barrën fiskale për biznesin dhe konsumatorët dhe do të rrisë barrën fiskale për profesionet e lira deri në 23%.
Ky buxheti tregon fytyrën e tij anti sociale, sepse sipas sektorëve të ndryshëm, ai vetëm i ul shpenzimet sociale.
Nuk ka rritje për pagesat e papunësisë.
Fondi për rritjen e pensioneve për vitin 2024 parashikohet vetëm 4.1 miliard lekë (rreth 38 milionë Euro) ose një rritje vetëm 2.1% e fondit total të sigurimeve shoqërore, që nuk realizon as indeksimin për nivelin e inflacionit.
Nuk ka të parashikuar asnjë fond për mbështetjen e familjeve dhe shtresave më të varfëra nga rritja e mëtejshme e çmimeve në vitin në vazhdim dhe në vitin 2024.
Të gjithë sektorët që janë sektorët më të rëndësishëm për nivelin ekonomiko-social të vendit, buxheti parashikohet në ulje.
Është skandaloz financimin e bujqësisë, i cili nga 0.7% e PBB bie ne 0.6% e PBB. Nuk ka rritje të subvencioneve, duke vazhduar të jemi vendi i fundit në rajon për mbështetjen që i japim bujqësisë. (31,7 milionë Euro e gjithë vlera e subvencionit të parashikuar).
Për Arsimin, buxheti i shtetit për arsimin është rreth 2.1%, pothuajse i njëjti niel me vitin 2023, ndërkohë që problemet në arsim janë rënduar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe duhet të kishte një financim të konsiderueshëm, për të mos bërë që të rinjtë të braktisin shkollat, apo mijëra studentë të largohen për të studiuar jashtë vendit.
Në përqindje të PBB, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është ulur nga 3.28% e PBB në vitin 2023 në 3.21 % e PBB në vitin 2024. Ndërkohë që duhet të kishte një rritje të konsiderueshme edhe për shkak të pasojave afatgjata të shkaktuara nga pandemia mbi shëndetin e qytetarëve.
Një ulje të konsiderueshme tregon buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Buxheti i vitit 2024 është ulur nga 61.9 miliard lekë (rreth 580 milionë Euro) në buxhetin e vitit 2023, në 52.8 miliard lekë (rreth 500 milionë Euro) në vitin 2024. Ose nga 2.7 % e PBB në vitin 2023, në 2.2% e PBB në vitin 2024.
Shpenzimet për financimin e koncesioneve PPP me mbështetje financiare nga buxheti i shtetit nga viti 2018-2024 ka qenë 800 milionë euro dhe edhe këtë vit do të vazhdojnë.
Shpenzimet për koncesionet/PPP me financim buxhetor rriten me 9.2%, nga 13.08 miliard lekë në vitin 2023 (rreth 124 milionë Euro), në 14.29 miliard lekë (rreth 136 milionë Euro) në vitin 2024.
Borxhi Publik i Shqipërisë është në kushtet më të pavaforshme, dhe ky është një alarm që duhet të shqetësojë çdo shqiptar.
Totali i kostos së shërbimit të borxhit në vitin 2024 do të arrijë një shumë të lartë, në 118.2 miliard lekë (rreth 1,1 miliard Euro). Nga këto, vetëm për të mbuluar koston e interesave të borxhit shpenzimet do të rriten me 9%, pra nga 60.9 miliard lekë (afërsisht 590 milionë Euro) në vitin 2023, në 66.2 miliard lekë (afërisht 650 milionë Euro)në vitin 2024.
Është kritike, eficenca shumë e ulët e borxhit, që praktikisht merret borxh për të larë borxh dhe jo borxh për të prodhuar zhvillim dhe rritje ekonomike.
Sepse, kostoja e borxhit për periudhën 2014-2024, është 910 miliard lekë (rreth 8 miliard Euro).
Ndërkohë kur në periudhën 2003-2013, kosto e borxhit ka qenë pothuajse gjysma, 462 miliard lekë (rreth 4 miliard Euro).
Totali i kostos së shërbimit të borxhit (interesa + principal) do të jetë pothuajse i barabartë për vitin e ardhshëm me buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të marra së bashku për vitin 2023.
Miliarda Euro janë marrë borxh këto 10 vite nga qeveria Rama; veçse për ti grabitur me koncesione, me qindra tenderave abuzues dhe jo për shërbyer për t’u shërbyer qytetarëve.
Ky borxh i ka shërbyer shpopullimit të vendit dhe jo rritjes së mirëqenies.
Së fundmi, transferta e pakushtëzuar që merr pushteti vendor nga qeveria është vetëm 1%, pra pothuajse asnjë rritje dhe hedh poshtë propagandën për mbështetjen e qeverisë ndaj pushtetit lokal.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38