Flash News

Ditari i Opozitës

Meta nga Devolli: Është koha për të ndëshkuar këtë monizëm që solli vetëm korrupsion

Meta nga Devolli: Është koha për të ndëshkuar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli nga Devolli ku u prezantua kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Elvis Hajdërlli. Ai bëri thirrje që të ndëshkohet kjo qeveri dhe ky monizëm që sipas tij ka sjellë vetëm korrupsion.

“Sot është fatkeqësi e madhe të shohësh si fermerët presin mollët dhe pemët pasi prodhime e tyre kanë dështuar dhe ata nuk kanë asnjë mbështetje. Është kohë për ndëshkim të merituar, sepse kjo ka qenë një politike e qëllimshme. Ja ku e kemi Maqedoninë dhe ne e dimë si mbështeten ata."

"Është koha për ti dhënë fund shpopullimit. Është koha për të zëvendësuar këtë monizëm absolutë të këtyre viteve që solli korrupsion absolut me një transparencë absolute para jush dhe gjithë qytetarëve. Ky është angazhimi ynë."

"Edhe kandidatët janë zgjedhur në mënyrë demokratike dhe transparente. Kandidati ynë është një menaxher i provuar, është një administrator i shkëlqyer dhe jo vetëm do ta shpëtojë bashkinë e Devollit nga falimenti, por do ta rimëkëmbë atë dhe së bashku me këtë komunitet të mrekullueshëm do ti japë Devollit perspektivën e merituar."

"Kam edhe një lutje për komunitetin e devollinjve në Tiranë, të cilët punojnë dhe shkëlqejnë atje, që më datën 14 maj të zëvendësojnë paratë që i ikën nga taksat e tyre për tre shokët e Ramës në kërkim ndërkombëtar për inceratorë që nuk ekzistojnë, me transportin falas. I ftoj devollinjtë kudo që janë në Durrës të votojnë Igli Carën”, tha ndër të tjera Meta.

Të fundit