Flash News

Ditari i Opozitës

Meta nga Fieri: Kryebashkiakja e Roskovecit, fytyra e vërtetë e qeverisë

Meta nga Fieri: Kryebashkiakja e Roskovecit, fytyra e vërtetë e

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar këtë të premte një takim në Fier në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Meta është ndalur tek rasti që u denoncua ditën e djeshme në media të kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila kishte kërcënuar një sanitare shkolle në Suk se do e hiqte nga puna pasi kjo e fundit kishte marrë pjesë në një takim të zhvilluar nga kryedemokrati Sali Berisha.

Meta tha për Bufin se është fytyra e vërtetë e Rilindjes, qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Ai ka shtuar gjithashtu se kryeministri i përdor pushtetarët vendorë, dhe në momentin që i dalin nga kontrolli, i dërgon në SPKA apo u nis procese.

Sa më pak ulur, e sa më pak me njëri tjetrin.  Sa më shumë me të lëkundurit dhe me ata që nuk mbyllin dot muajin por që nisin kërkojnë borxh që në ditën e 10 të muajit e po i mbysin me taksa e diversione e presione.Jemi habitur besoj me aktet e rënda të publikuara për kryebashkiaken e Reskovecit.

Ajo është fytyra e vërtetë e Rilindjes, nuk ka asnjë qytetare e njerëzore, është fytyra e atyre që u thonë me kë duhet ose jo të pini kafe, ku kontrollojnë çdo emërim deri tek emërimi i sanitares, kanosin qytetarët që dihet që do votojnë kundër.

Kam një pyetje për qytetarët: Mund të vijohet kështu? Është një turp i madh, ajo është fytyra e Rilindjes e Ramës. I keni parë posterat në 61 bashki?Ku kandidon?

61 persona i quan gomerë, kur i dalin nga presioni i çon në SPAK e u hap ndjekje. 11 vjet kryeministër, Fieri me vijë bregdetare sa Sllovenia nuk ka një investim në fushën e turizmit. Ka monopolizuar turizmin.

Kur nuk kanë frikë as nga i madhërishmi lart, imagjinoni ç’bëjnë me pronat e qytetarëve. në Vlorë çdo dy javë ndërrohen drejtorët për sepse ndodhin vjedhje pronash”, tha ai.

 

Të fundit