Flash News

Ditari i Opozitës

Meta nga Rruga e Arbrit: Rama në 10 vjet jo vetëm që nuk e mbaroi, por as gropat nuk i mbush dot

Meta nga Rruga e Arbrit: Rama në 10 vjet jo vetëm që nuk e

Ilir Meta është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk ka qenë në gjendje të realizojë asnjë vepër madhore publike.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i Partisë së Lirisë theksoi se në 10 vjet në rrugën e Arbërit, kryeministri ka lënë pas vetëm gropa korrupsioni dhe gropa të rrezikshme në rrugë, të cilat janë burime aksidentesh dhe kanë shkaktuar humbje jetësh. 

“Mirëmëngjes nga rrugica e Arbrit të Edi Ramës. Në 10 vjet jo vetëm që rrugën nuk e mbaroi, jo vetëm që drita në fund të tunelit kurrë nuk doli, por edhe këto gropa në rrugicën e Arbrit nuk i mbush dot edhe pse gropa në buxhetin e shtetit ka vajtur qindra miliona euro. Këto janë rrugët dhe rrugicat e Edi Ramës”, shprehet Meta në një videomesazh.

Me heret me ane te nje postimi ne Facebook, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se më 14 maj të rinjtë dhe të rejat do të votojnë masivisht për ndryshimin.

“Të rinjtë dhe të rejat do të votojnë masivisht në 14 Maj dhe do të votojnë Ndryshimin. Rinia përkrah të rinjtë. Tirana u përket të rinjve. Shqipëria u përket të rinjve”, shkruan Meta.

Të fundit