Flash News

Ditari i Opozitës

Meta njofton datën e Konventës së PL: Lirimi i Bllakos, goditje fatale për drejtësinë

Meta njofton datën e Konventës së PL: Lirimi i Bllakos, goditje

Partia e Lirisë ka mbledhur sot mbledh Komitetin Organizator. Kryetari i PL-së, Ilir Meta tha se Konventa Kombëtare e partisë do të mbahet më 29 tetor.

“Koventa Kombëtare e Partisë së Lirisë mblidhet në 29 tetor.Të reflektojmë ndryshimet në statut dhe program. Të zgjidhen forumet e Partisë së Lirisë dhe lidhur me aksionin e saj politik”, u shpreh Meta.

Ky i fundit komentoi edhe lirimin e Alqi Ballakos nga burgu. Ai e konsideroi një goditje fatale për sistemin e drejtësisë.

“Sa familjarë janë burgosur për një dritare, ata nuk kanë fëmijë për të rritur, ndoshta nuk kanë as mundësi të paguajnë një dado. Vendimi i djeshëm tregoi që koka e kësaj afere është Edi Rama, nuk janë as Alqi as Lefteri.

Kjo është drejtësi më regji. Sepse drejtësia nuk veproi kurrë atëherë kur duhet të vepronte. Fakte flagrante, jo fjalë. Shkelje të hapura nga Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe ministra. Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një humbje morale, e gjitha me urdhër të Edi Ramës”, u shpreh Meta.

Të fundit