Flash News

Ditari i Opozitës

Meta pas takimit me Berishën: Pr.vendimi për prishjen e pallateve për të ushqyer oligarkët

Meta pas takimit me Berishën: Pr.vendimi për prishjen e pallateve

Ilir Meta ka folur për mediat pas takimit që pati me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha në selinë blu. Kreu i Partisë së Lirisë foli për protestën e opozitës në datën 3 mars si dhe për projektligjin për shembjen e godinave 50 vjeçare.

“E dini që kjo është një thirrje e PD por jo një çështje e PD, dje u njohët dhe me vendimin e qeverisë e cila në mënyrën më arbitrare tashmë ka vënë syrin të gjithë banesave dhe pallate që janë ndërtuar mbi 50 vjet e jo për arsye sigurie po për arsye të ushqimit të klientelës së saj të oligarkëve me ndërtime dhe kulla të reja në vendet më të mira të Tiranës duke ofruar një pasiguri totale për të gjithë qytetarët. E njëjta skemë si në të gjithë vendet e tjera të qytetit.”

Të fundit