Flash News

Ditari i Opozitës

Meta pas takimit me Berishën: Shumica e Këshillave Bashkiakë do jenë të opozitës së bashkuar

Meta pas takimit me Berishën: Shumica e Këshillave Bashkiakë do

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Pas përfundimit të takimit, Meta ka folur për mediat se kandidatët e Primareve janë njëosj edhe të Partisë së Lirisë. Meta i vlerësoi si të jashtëzakonshmë teksa tha se pjesa më e madhe e Këshillave Bahskiakë do të jetë e opozitës së bashkuar.

“Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim! Kandidatet e Primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. E kam thënë dhe më parë, nga Tropoja deri në Sarandë, i konsiderojmë kandidatë dhe të Partisë së Lirisë. Shumica dërrmuese e Këshillave Bashkiakë do jetë e opozitës së bashkuar”, tha ai.

Të fundit