Flash News

Ditari i Opozitës

Meta përkujton Lidhjen e Prizrenit: Ngjarja e paharruar historike

Meta përkujton Lidhjen e Prizrenit: Ngjarja e paharruar historike

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar sot Lidhjen e Prizrenit në 146 vjetorin e mbledhjes që bëri bashkë të gjithë shqiptarët.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se Lidhja e Prizrenit është një ngjarje e paharruar historike dhe që kujton rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që i parapriu shpalljes të Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbetet përjetë një vepër e gjallë frymëzuese në përpjekjet e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit.

Kjo ngjarje e rëndësishme dhe e paharruar historike, na kujton gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare, fuqizimit dhe lartësimit të arritjeve të deritanishme të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon, për të mbrojtur të ardhmen tonë europiane nga çdo ide apo projekt shovinist që synon përçarjen mes nesh, shpopullimin dramatik dhe aneksimin e trojeve shqiptare.

Mirënjohje të jashtëzakonshme për udhëheqësit vizionarë e legjendarë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin dhe të gjithë burrat e mençur dhe atdhetarë, të cilët sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të mbarë kombit tonë”, shkruan Meta.

Të fundit