Flash News

Ditari i Opozitës

Meta prezanton projektligjin e PL-së: Indeksimi i pagave me detyrim më 1 korrik të çdo viti

Meta prezanton projektligjin e PL-së: Indeksimi i pagave me detyrim më

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka prezantuar sot gjatë një konference për mediat, projektligjin e firmosur nga deputetët e partisë.

Projektligji në fjalë parashikon rritjen dhe indeksimin e pagës minimale në datën 1 korrik të çdo viti. Meta tha se projektligji do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtim.

“Përmes këtij projektligji synohet mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve. Rritja dhe indeksimi i pagës minimale i rëndësishëm të përfshihet në ligj. Rritja dhe indeksimi i pagave ka vetëm efekte pozitive ekonomike dhe sociale. Bën përfitues të drejtpërdrejtë punonjësit. Rritja e pagës rrit nxitjen e konsumit. Mundëson përmirësimin e bilancit të sigurimeve. Indeksimi i pagave detyrim, të bëhet në 1 korrik të çdo viti”, tha Meta.

Të fundit