Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Shkodra, e vetmja bashki që plotëson kriteret e transparencës

Meta: Shkodra, e vetmja bashki që plotëson kriteret e

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta pas tryezës me qytetarët në Korçë ka thënë se në 14 maj votohet për t’u ndarë nga korrupsioni i kryeministrit Edi Ramës në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Meta ka theksuar se ëshët angazhim i Partisë Demokratike dhe i Partisë së Lirisë që të luftojnë korrupsionin.

E vetmja bashki që plotëson kriteret e transparencës është bashkia e Shkodrës shprehet Meta, dhe kjo sepse drejtohet nga opozita.

Nuk i vëmë faj askujt atyre që nuk kanë kandidatët përse merren me Metën dhe Berishën. Qytetarët shqiptarë më 14 maj do të votojnë. Këtu është një kullë që ka kushtuar gati 6 mln euro dhe që ka goditur rëndë identitetin e këtij qytetit dhe kjo është bërë vetëm për kapriço dhe korrupsion.

Pra në 14 maj votohet për t’u ndarë nga korrupsioni monizmi i Edi Ramës në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë. Është angazhim i Partisë Demokratike dhe i Partisë së Lirisë që të luftojë korrupsionin.

Çdo gjë do të jetë transparente. Për çdo investim do të merret çdo vendim duke dëgjuar qytetarët. E vetmja bashki që plotëson kriteret e transparencës është bashkia e Shkodrës dhe kjo sepse drejtohet nga opozita. Bashkitë e tjera janë me zero transparencë”, tha ai.

Të fundit