Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Shqiptarët duhet të ngrihen në protesta kundër transformimit të vendit në një “konglomerat emigrantësh”

Meta: Shqiptarët duhet të ngrihen në protesta kundër
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë thirrje për protesta pas mbërritjes së kontingjentit të parë të emigrantëve në Shëngjin, si pjesë e marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Meta u shpreh se Shqipëria po rrezikon të kthehet në një vend ku gjuha shqipe do të humbasë rëndësinë për shkak të fluksit të emigrantëve të huaj. Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në këmbë për të kundërshtuar këtë zhvillim.

"Shqipëria duhet të ngrihet në protesta që ky vend të mos shndërrohet në një konglomerat emigrantësh të huaj ku nuk flitet më as gjuha shqipe. Të gjithë duhet të ngrihen në këmbë," tha Meta në deklaratën e tij.

Të fundit