Flash News

Ditari i Opozitës

Meta takohet me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë

Meta takohet me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është takuar këtë të hënë me delegacionin e këshillit të ambasadorëve amerikanë të kryesuar nga presidenti Timothy Chorba.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se i ka siguruar ata se në 14 Maj në Shqipëri merr fund monizmi në pushtetin vendor.

Më tej ai shton se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të forcohet akoma më shumë të ardhmen.

Kënaqësi e veçantë të takohesha sot në Tiranë me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba.

I sigurova se në 14 Maj në Shqipëri merr fund monizmi në pushtetin vendor, për t’i dhënë jetë Ndryshimit të madh që do të ndalojë shpopullimin.

Vlerat dhe demokracia amerikane, inspirim për të luftuar çdo ditë autokracinë, duke dedikuar të gjitha energjitë për të shpëtuar dhe fuqizuar demokracinë shqiptare.

Partneriteti strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Partinë e Lirisë dhe do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen”, shkruan Meta.

Të fundit