Flash News

Ditari i Opozitës

Meta thirrje për protestën e 12 nëntorit: Bashkohuni, koha e nëpërkëmbjes së të drejtave tona ka marrë fund

Meta thirrje për protestën e 12 nëntorit: Bashkohuni, koha e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje për bashkimin e sa më shumë qytetarëve në 12 nëntor, ditë kur opozita ka thirrur një protestë kombëtare.

Ai tha se qeveria Rama duhet të largohet, pasi sipas Metës ajo po punon për largimin e shqiptarëve nga vendi.

“Partia e Lirisë i fton të gjithë qytetarët shqiptarë që më 12 nëntor të thonë fjalën e tyre. Koha e arbitraritetit dhe nëpërkëmbjes së të drejtave të shqiptarëve ka marrë fund. Të bashkohen në protestë të rinjtë me moton për të larguar këtë qeveri dhe për të ndalur largimin e shqiptarëve.

Projekti për largimin e shqiptarëve ka marrë fund. Shqipëria do u përkas të rinjve, do u përkas shqiptarëve. Në mbrëmjen e 14 majit jam i sigurt do të jemi të gjithë nga sheshi ‘Skënderbej’ e deri te ‘Nënë Tereza’ për të festuar triumfin e demokracisë”, u shpreh Meta ne mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombetar.

Të fundit