Flash News

Ditari i Opozitës

"Të luftojmë për lirinë e shqiptarëve", Meta tregon ‘kushtin’ e vetëm për koalicionin opozitar

"Të luftojmë për lirinë e shqiptarëve", Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi të vetmin ‘kusht’ që ka për koalicionin opozitar me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se nga koalicioni kërkon luftën për lirinë e shqiptarëve, për t’i shpëtuar nga pengmarrja e Ramës. Meta theksoi se si me Berishën ashtu edhe me kandidatët e tjerë të opozitës, është në kontakt të vazhdueshëm.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat deklaroi se i vetmi kusht për koalicionin me Berishën është që të mbrohet liria e qytetarëve shqiptarë ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Frika dhe Berisha s’kanë lidhje me njëra tjetrën. Ne jemi online me Berishën dhe me kandidatët e Partisë së Lirisë, me gjithë opozitarët. Shikoni raportet që merren me qeverisjen vendore, vetëm një bashki plotëson kriteret e transparencës. Zoti e shpëtoi Shkodrën nga Rilindja, që drejtohet nga Bardh Spahia. Të gjithë bashkitë e tjera, pus i erret për qytetarët ku në shumicën e tyre vetëm vidhet. Në shumicën e rasteve këto këshilla nuk mblidhen fare.

Kështu që duhet të jemi të qartë, marrëdhënia jonë me PD dhe opozitaret të vërtetë, është në interes të qytetarëve. Shqipëria do e ndjejë dallimin pas votës që do japin në 14 maj. Këshillat Bashkiakë simbol i transparencës. Kënaqësi që ta nisja ditën për fëmijët e Prekazit. Ne kemi vetëm një kusht për të luftuar për lirinë e gjithë shqiptarëve, nga pengmarrësi Edi Rama dhe majonetat e tij”, tha ai.

Të fundit