Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: Vetëm 29 ditë na ndajnë nga kthimi i bashkive në shërbim të qytetarëve

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: Vetëm 29 ditë na ndajnë nga kthimi i

Ilir Meta ka përcjellë një mesazh nga mitingu i opozitës tek stadiumi “Air Albania”, ku u hap zyrtarisht fushata elektorale e 14 majit.

Kryetari i Partisë së Lirisë theksoi se pas 29 ditësh, Shqipëria do ketë kryebashkiakë në shërbim të qytetarëve dhe këtë mesazh ai e ka shpërndarë në profilin e tij në “Facebook”.

Postim i Ilir Metës:

Edhe 29 ditë që në Shqipëri të kemi kryebashkiakë në shërbim të qytetarëve, që ulin taksat, që ulin koston e jetesës dhe që krijojnë mundësi që të rinjtë ta shikojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Edhe 29 ditë që Këshillat Bashkiakë të kthehen në tribuna të qytetarëve dhe në garante të transparencës dhe llogaridhënies.
Bashkë Fitojmë

Të fundit