Flash News

Ditari i Opozitës

Meta zbardh programin e PL-së në mbrojtje të gruas: Një nga qëllimet e Rilindjes, asgjësimi i bazave të familjes

Meta zbardh programin e PL-së në mbrojtje të gruas: Një nga

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbardhur propozimet e PL në mbrojtje të gruas dhe familjes shqiptare.

Sipas Metës, teksa zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim, programi i Rilindjes është shkatërrimi i familjes sepse qëllimi i tyre është zhbërja e familjes shqiptare dhe ky eshte sulm kunder identitetit kombëtar.

Propozimet e PL:

Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat.
Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes.
Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja.
Të mbështetjen me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrësit e rinj, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.
Të trefishohet bonusi i bebes.

Të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% të TVSH sipas faturave të blerjes.

PROPOZIMET E PARTISË SË LIRISË KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE:

Shtimin e strehëzave dhe shtretërve në proporcion me numrin e raportuar të viktimave të dhunës.
Shtimin e numrit të kordinatorëve të dhunës për të bërë të mundur raportimin në kohë të rasteve të cilat duhen ndjekur.
Të mundësojmë mbështetje financiare në masën e pagës minimale deri në përfundim të efektit të urdhërit të mbrojtjes.
Integrimin e grave dhe vajzave të dhunuara në tregun e punës brenda 3 muajve nga përfundimi i efektit të urdhërit të mbrojtjes.

Një nga qëllimet kryesore të Rilindjes është asgjësimi i bazave të shëndosha të familjes. Nuk promovon gra Rilindja. Rilindja përpiqet të promovojë kukulla, të cilat janë fasadë e politikave të saj të shkatërrimit të familjes, të cilat në themel janë politikat e dhunimit të grave.

Ne do të bëjmë çdo gjë për të promovuar modelet më pozitive të grave politikane dhe të biznesit, pra pikërisht ato që e kanë arritur suksesin e tyre falë personalitetit të tyre, të cilat kanë arritur gjithçka me përpjekje, me mund dhe me kontribute të vlefshme për shoqërinë.

 

Të fundit