Flash News

Ditari i Opozitës

Mima: Borxhi me gjithë PPP-të 96%, PD do të synojë ta ulë 5% për çdo vit

Mima: Borxhi me gjithë PPP-të 96%, PD do të synojë ta

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Florion Mima, anëtar i kryesisë në PD u shpreh se borxhi publik, sipas të dhënave që kemi është 83.2%, pa përfshirë PPP-të.

Mima tha se PD do të mundohet që ta ulë këtë borxh me 5% në cdo vit.

Mima: Borxhi, sipas të dhënave që kemi është 83.2%, pa përfshirë PPP-të. Sipas rregullave dhe praktikave botërore, risku i PPP-ve që merret nga qeveri, borxhi i Shqipërisë shkon më shumë se 96%. Ky është një prag falimenti dhe katastrofe deri te nipërit tanë.

Edhe kjo e ka një rrugëdalje. Nëse marrim 100 lekë të ardhura, s’mund të prishim 300 lekë. Borxhi duhet të rrihet më ulët se rritja ekonomike e vendit. Ne parashikojmë një shifër tejet ambicioze, duke e ulur me 5% çdo vit.

Të fundit