Flash News

Ditari i Opozitës

Çmimi rekord i naftës, Sula thirrje qytetarëve: Bashkojuni protestave, t’i vemë fre kësaj qeverie

Çmimi rekord i naftës, Sula thirrje qytetarëve: Bashkojuni

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit po diskutohet Akti Normativ për Bordin e Transparencës.

Deputeti demokrat Dashnor Sula mori shembullin e çmimit të naftës që shënoi dje një rritje rekord në 258 lekë/litër. Në raport me vendet e rajonit Shqipëria renditej si vendi që e shet më shtrenjtë naftën.

Sula tha se afro 30 milionë euro shkojnë për 2-3 kompani të cilat importojnë ushqime në Shqipëri. Deputeti demokrat i bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë dhe t’i dalin zot të drejtave të tyre, duke mos lejuar bordin të ligjërojë vjedhjen e oligarkëve të hirdokarbureve.

"30 milionë euro në shërbim të 2-3 kompanive që fusin 80% të produkteve ushqimore në shqipëri. Janë 2-3 persona të cilët kanë 80% të tregut, ndërkohë 20% e tregut ndahet mes 10-12 personave të tjerë. Jo më larg se dje, bordi i rritjes së çmimit pa transparencë e bëri çmimin e naftës 260 lek për litër. Rekord. Nuk kemi më asnjë të krahasuar me vendet e rajonit sigurisht ata janë shumë herë më lirë sesa ne. Por neve fal këtij bordi që ligjëron vjedhjen e shtetit në fakt por edhe të oligarkëve të hidrokarbureve bëm të mundur që tja kalonim edhe Italisë e Francës që janë shtetet që kanë çmimin më të lartë të karburantit në BE. Unë i bëj thirrje shqiptarëve që ti bashkohen thirrjeve të ndryshme për protestë që ti dalin për zot të drejtave të tyre. Të mos dëgjojnë mashtrimet e Ramës dhe propagandën e tij", tha Sula. 

Të fundit