Flash News

Ditari i Opozitës

‘Mini-Shengeni’, Basha: Po kthehet në alibi për ngecjen e objektivave, Rama hesht për Luginën e Preshevës

‘Mini-Shengeni’, Basha: Po kthehet në alibi për ngecjen e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar takimin e zhvilluar sot në Shkup mes kryeministrit Edi Rama, presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të RMV, Zoran Zaev në sajë të "Mini-Shengenit".

Në një prononcim në selinë blu pasi priti kryetarin e Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi, Basha e ka cilësuar takimin një film të stërparë dhe që nuk sjell asnjë gjë të mirë për qytetarët por sipas tij po kthehet në alibi për ngecjen në vend të objektivave që duhet të ketë secili kryeqytet në rajon, dhe që nis me trajtim të barabartë të shteteve sovrane duke nisur me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Lëvizja e lirë në rajon të funksionojë duhet t’i japim fund hipokrizisë, duhet të punohet për eliminimit të kërcënimit të paqes së stabilitetit në rajon që është njohja e Kosovës dhe Serbisë dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë është përparësi dhe synim e proceseve integruese, ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor, që nga procesi i integrimit evropian ku janë anëtare Shqipëria, Serbia shpresojmë Kosova e RMV e Mali i Zi, po kështu procesi i Berlinit, Cefta.

Ndaj kanë dëshirë për të dalë në këto ditë të nxehta për të bërë protagonizëm dhe fotografi, nuk është çudi e madhe për mua, por të na kursejnë përsëritjen e një filmi të parë që nuk sjell asnjë gjë të mirë për qytetarët por po kthehet në alibi për ngecjen në vend të objektivave që duhet të ketë secili kryeqytet në rajon dhe që nis me trajtim të barabartë të shteteve sovrane duke nisur me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, ndaj përgjegjësi është i qartë. PD e ka mbështetur dialogun mes dy republikave por nuk kemi lënë dilemë se cili do jetë përfundimi i këtij dialogu , njohja”, tha Basha.

Kryedemokrati shtou se Rama hesht përballë problemit thelbësor me të cilin po përballet Lugina e Preshevës gjatë takimeve me Vuçiç, teksa ka ngritur shqetësimin për spastrimin etnik të shqiptarëve në në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

“Jemi të lumtur të shohim që SHBA e BE janë pa ekuivok shumë të qartë sa i përket këtij objektivi. Asnjë takim nuk mund të shërbejë për ti ikur detyrimeve kushtetuese që ka kryeministri shqiptar për tu kujdesur për fatin e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë. Fati i njerëzve në Bujanovc është të çregjistrohen në mënyrë të paligjshme për ta zbrazur etnikisht luginës së Preshevës.

Nuk e di sa kohë i kushton Rama këtij problemi me mikun e tij Vucic, por nëse i ka kushtuar ndopak kohë e ka mbajtur sekretin mjaft mirë”, tha Basha.

Të fundit