Flash News

Ditari i Opozitës

“Ministra e deputetë në hetim për inceneratorët”, Meta pas deklaratës së kreut të SPAK: Njerëzit në pushtet s'kanë frikë nga drejtësia e re

“Ministra e deputetë në hetim për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kreut të SPAK, Arben Kraja i cili tha se për çështjen e inceneratorëve po hetohen ministra dhe deputetë.

Në një intervistë për Ora News, Meta tha se vendi ka nevojë për një drejtësi të shpejt. Sipas tij, njerëzit që janë në pushtet nuk kanë frikë nga drejtësia e re.

 “Ato mund të qëndrojnë në hetim për 100 vite dhe për 100 vite këtu bëhen me qindra afera të tjera. Ne kemi nevojë për një drejtësi të shpejtë.

26 vende ka humbur Shqipëria në 6 vite. Kjo do të thotë që njerëzit që ka në pushtet nuk kanë frikë nga drejtësia e re sepse e ndjejnë që e kanë atë në kontroll”, deklaroi Meta.

 

 

Të fundit