Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ministria e Arsimit e zhytur në skandale! PD denoncon masakrën e emërimeve politike nga Manastirliu

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, ka denoncuar ashpër Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, duke e akuzuar për emërime të paligjshme dhe politizim ekstrem të arsimit gjatë fushatës elektorale.
Sipas Sulës, në DRAP-et dhe ZVA-të e gjithë vendit janë bërë lëvizje të paligjshme, ku punonjës me përvojë janë larguar për t’u zëvendësuar me militantë të Partisë Socialiste, të cilët shërbejnë si mbledhës votash për zgjedhjet e ardhshme.
“Menjëherë pas riorganizimit të DRAP-ve në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier, Korçë dhe AKAP-it, këto institucione jetike për arsimin u kthyen në vatra politike. Punonjësit po zëvendësohen pa konkurs dhe pa meritokraci, vetëm për t’i shërbyer fushatës elektorale të PS-së”, u shpreh Sula.
Ajo theksoi gjithashtu se shumë nga këto punësime janë fiktive, pasi personat e emëruar nuk paraqiten fare në punë, por angazhohen në fushatë elektorale.
PD ka kërkuar hetim të menjëhershëm nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këtë “masakër” në arsim, ndërsa ka paralajmëruar ndjekje ligjore për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë skandal.
Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:
Ministria Manastirliu, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Tiranës, bën masakër me emërimet politike gjatë fushatës elektorale.
Ditët e fundit Partia Demokratike ka marrë denoncime lidhur me emërimet në DRAP-et dhe ZVA-të në të gjithë vendin.
Menjëherë pas rioraganizimit të DRAP-ve, Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier, Korçë dhe AKAP-it (Agjencia Kombëtare të Arsimit Parauniversitar), këto institucione jetike për arsimin u kthyen në vatra politike personash të paaftë profesionalisht, që emërohen nga kryetarët e bashkive dhe drejtuesit politike të qarqeve të Partisë Socialiste.
Të gjitha këto emërime dhe strukturime bëhen pa transparencë, pa shpallje publike në faqet zyrtare të institucioneve, pa konkurs, pa meritokraci, pa asnjë procedurë rekrutimi, por vetëm me një kërkese personale me shkrim pranë AKAP-it.
Po japim vetëm disa shembuj që përshkruajnë fenomenin e polititzimit të skajshëm të arsimit.
Nga ZVA-të Dimal, Lezhë dhe qytete të tjera largohen punonjësit me përvojë, të kualifikuar e asete të arsimit dhe zëvendësohen me militantë të rilindjes, me patronazhistë për t’i përdorur për të mbledhur vota. Madje, shumë emërime janë fiktive, pasi punonjësit nuk paraqiten fare në punë, por janë në fushatë.
Për kobin e ndodhur në shkollën Fan Noli, ku humbi jetën adoleshenti M. C. ende nuk ka një raport nga grupi i punës i ngritur nga MAS. Nga informacionet që disponon Partia Demokratike ky raport – edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ngjarja fatale – nuk del, sepse MAS pret më parë vendimin e prokurorisë, i cili mund të dalë edhe pas dy vitesh. Ndërkohë, dihet se hetimi administrativ nuk ka lidhje më procesin penal dhe gjyqësor.
Për rastin e skandalit të Fierit –me pasoja shumë më të lehta se rasti i Tiranës -u pezulluan drejtori dhe nëndrejtori i shkollës, ndërsa për humbjen e jetës së një fëmije –gjëma e historisë së arsimit shqiptar, drejtuesve të shkollës nuk i hyn gjembi në këmbë, për shkak të lidhjeve të ngushta familjare me sekretarin organizativ të njësisë II të Partisë Socialiste.
Bora Salaj, e emëruar fillimisht drejtore e ZVA-së, për shkak të formimit ’’të shkëlqyer’’ si laborante e partisë, për disa kohë ka mbajtur paralelisht dy poste: titullare e ZVA-së dhe titullare e DRAP-it, Tiranë. Bora e urdhrave politike ka emëruar në këto institucione, drejtpërdrejt me urdhër të Manastirliut, me lista, punonjës të rinj pa eksperience, pa konkurs, pa procedure dhe në shkelje të kodit të punës e akteve ligjore në fuqi.
Bora është në krye të hartimit të listave të diasporës për arsimin, të cilat ua ka kërkuar drejtorëve të shkollave e tashmë ata ia kanë dorëzuar.
Presion e kushtëzime me vendin e punës drejtorëve të shkollave dhe këto të fundit mësuesve që të detyrojnë personat që jetojnë jashtë vendit të votojnë rilindjen.
Tjetër emërim politik pa procedurë e pa konkurs është ai znj. Aida Myrtaj që u katapultua në krye të Qendrës së Shërbimeve Arsimore pa asnjë përvojë në fushën e arsimore e menaxheriale.
Drejtoresha e një prej gjimnazeve më të mira në vend, Petro Nini Luarasi, Elsa Lici, nga mësuese në shkollën Asim Vokshi u emërua drejtoreshë pa procedurë siç përcaktohet në Ligjin për arsimin parauniversitar.
Prezantimi i saj u bë me pompozitet dhe u shpërnda qindra herë në rrjetet sociale nga zv. ministria, drejtoresha e Tiranës dhe drejtoresha ASKAP-it, znj. Rezarta Alla, së cilës i bëj thirrje të mos zbatojë urdhrat politikë.
Znj. Alla, shumë shpejt do të mbash përgjegjësi ligjore për të gjitha emërimet elektorale, që po kryen si në institucionin që drejton ashtu edhe në gjithë DRAP-et që ke në varësi, emërime që nuk ekzistojnë as në organikë e që po kundërshtohen fort nga vartësit e tu, edhe pse ti i mban nën presion dhe i kërcënon.
Partia Demokratike po ndjek hap pas hapi çdo shkelje të urdhëruar nga Manastirliu dhe të ndërmarrë qorrazi nga vartësit e saj.
Partia Demokratike i bën thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të verifikojnë të gjitha këto shkelje për të ndaluar masakrën e emërimeve politike në arsim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38