Flash News

Ditari i Opozitës

Miratimi i Komisionit Antikorrupsion/ "Qeveria më e korruptuar", Salianji: Nuk shkojmë në çdo organizim të PS

Miratimi i Komisionit Antikorrupsion/ "Qeveria më e korruptuar",

Zv/kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte ndër 6 deputetët opozitar që votuan sot kundër miratimit të Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. 

I ftuar në “Top Story”,Salianji  tha se ky komision rrjedh si rezultat i votimit të një rezolute, që në 80% thotë se si qeveria bën luftë ndaj korrupsionit, kur kjo qeveri është më e korruptuara.

Salianji: Duhet të dimë cili është problemi. Nuk po funksionon reformat në korrupsion? Atëherë ta çmontojnë këtë strukturë dhe ta bëjnë të re. Kjo ftesë është njësoj si të ftojë Rama në asamblenë e PS dhe të thotë pse nuk merr pjesë PD, ne jemi kundërshtarë.

Nuk është bojkot, mund të shkojmë me qejf nëse na ftojnë në ftesë, por jo në gjithë organizimet që kanë. Ky komision rrjedh si rezultat i votimit të një rezolute, që në 80% thotë se si qeveria bën luftë ndaj korrupsionit, kur kjo qeveri është më e korruptuara.

Është e paimagjinuashme që një person publik të goditet në mes të bllokut dhe të jenë ende në arrati autorët. Opozita ka fjalën dhe po e thotë, mund ta shkundte vendin. A duhet të jepte dorëheqjen kur nga 51 persona janë arrestuar vetëm 5?

Ne e inkurajojmë SPAK të godasë deri në fund dhe të shkojë deri në nivelet më të larta. Ne po themi që problemi është Rama, po të ishim ne në qeverisë, në te operacionet e SPAK, nga 180 të kërkuar janë arrestuar vetëm 30 që janë në burg, ne do t’i kishim kapur një më një. Kjo është fortësia e ligjit, jo që i shpall në kërkimi.

Të fundit