Flash News

Ditari i Opozitës

Miratohen Komisionet Hetimore, Bardhi: Kuvendi do të rikthehet në normalitet

Miratohen Komisionet Hetimore, Bardhi: Kuvendi do të rikthehet në

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një komunikim për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve tha se se do të nisë menjëherë puna në Kuvend. Ai gjithashtu tha se se krerët e komisioneve do të drejtohen nga kryetarë që do të zgjidhen nga grupet parlamentare përkatëse.

I pyetur nëse ai vetë do të drejtojë një prej komisioneve hetimore, Bardhi u shpreh se ai është kryetari i grupit parlamentar të PD dhe si i tillë do të paraqesë propozime emrash te kolegët demokratë për këtë çështje.

Kush do ti drejtojë komisionet parlamentare?

Bardhi: Kjo nuk është çështje e konferencës së kryetarëve, por e grupeve parlamentare. Pra do të jetë vendimmarrje e grupeve parlamentare në vijim. Si kryetar i grupit parlamentar nuk pret besoj të ta bëj ty propozimin një herë ty pastaj kolegëve të grupit parlamentar.

Nuk kam ndërmend të ndalem te projeksioni i kolegëve që do jenë në komisionet përkatëse. Në konferencën e kryetarëve pati një dakordësi për t’iu rikthyer jetës parlamentare, detajet e tjera do të keni mundësi në ditët në vijim, mos i merrni të gjitha lajmet sot.

Të jeni të sigurt se çdo denoncim që kam paralajmëruar që do të bëj do të bëhet, brenda apo jashtë komisionit. Patjetër që mbledhjet e komisioneve hetimore do të jenë të hapura.

A do të jeni një prej kryetarëve të komisioneve hetimore?

Bardhi: Unë jam kryetar i grupit parlamentar, do të shkoj me propozime te kolegët e grupit parlamentar.

Të fundit