Flash News

Ditari i Opozitës

Mitingu i Ramës me punonjësit e bashkisë, Teliti: Grusht shteti institucional në mes të Tiranës

Mitingu i Ramës me punonjësit e bashkisë, Teliti: Grusht shteti

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar ndaj mitingut që kryeministri Rama do të mbajë në Sheshin ‘Skënderbej’ me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

Në një postim në Facebook, Teliti e quan mitingun një grusht shteti institucional në qendër të Tiranës. Ai shprehet se, në vend që të zbatojë Kushtetutën dhe të lejojë delegimin e kompetencave, kreu i qeverisë ka organizuar një miting me administratën bashkiake.

POSTIMI:

GRUSHT SHTETI NË QENDËR TË TIRANËS!

Grusht shteti institucional në mes të Tiranës!

Kryeministri që ka kapur çdo pushtet  , tani vendos të vetëshpallet edhe kryetar bashkie  , duke e kthyer shtetin totalisht në pronë private  .

Në vend që të zbatojë Kushtetutën dhe të shkarkojë urgjentisht Veliaj dhe të lejojë zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ti deleguar përkohësisht kompetencat zyrtarisht njërit prej nënkryetarëve të bashkisë, Rama organizon miting me administratën e Bashkisë  , duke e përdorur atë si me qenë ndonjë repart partie.

Pasi "e çoi me duart e tij" në burgun e Durrësit , tani Kryeministri po mundohet të dalë si “shpëtimtari” i kryeqytetit .

Kjo nuk është më as fasadë, por është autokraci e pastër!

Shqipëria nuk mund të jetë peng i një njeriu.

Të fundit