Flash News

Ditari i Opozitës

"Mjaft me korrupsion!”, Gjekmarkaj: Protesta e 22 Dhjetorit do të jetë pikë kthese për Shqipërinë

"Mjaft me korrupsion!”, Gjekmarkaj: Protesta e 22 Dhjetorit do

Gjatë turit të ‘Foltores’ në Kurbin, deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj hodhi një sërë akuzash ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

Sipas tij, ajo është qeveri pushtuese e grabitësish.

Gjekmarkaj theksoi se protesta e 22 Dhjetorit në Tiranë do të jetë një pikë kthese për rikthimin e lirisë dhe drejtësisë në vend.

Gjekmarkaj: Të dashur miq, sot Shqipëria po e ka të vështirë të marrë frymë. Sot Shqipëria po kthehet, po zhbehet, po zvogëlohet, po fiket, po vilet nga banda që ka mbi krye, nga Edi Rama me shokë, nga mënyra perverse të cilat i tejkalojnë fantazitë më të shfrenuara, ato popullore dhe ato të letërsisë. Ata janë musketierët e vjedhjes, hajdutë, të gjithë për një e një për të gjithë.

Korrupsioni, sundimi, vulgariteti, banaliteti i kësaj klike qeverisëse po i zë frymën Shqipërisë, po i zë frymën Kurbinit, po varfëron familjet tuaja, po e merr peng të ardhmen e fëmijëve tanë, po i dëbon të gjithë nga atdheu.

Kjo është një qeveri pushtuese e dalë nga zgjedhjet e grabitura. Kjo është një qeveri grabitësish e dalë nga mitra e babëzisë. Duhet të ikin këta pushtues dhe të kthehen shqiptarët, të kthehet liria e dinjiteti. Por sot, këtu në Kurbin, shoh qytetarë që nuk u përkulën, shoh guximtarë, shoh misionarë, shoh njerëz që nuk u tjetërsuan në zgjedhjet e 11 majit.

Shoh burra e gra që nuk e shitën votën dhe dinjitetin e tyre. Përkundrazi, u përballën dhe fituan. Fitorja pati ju në ballë. Për këtë faleminderit secilit prej jush. Faleminderit që qëndruat me kokën lart kur ishte tejet e vështirë.

 Faleminderit që më bëtë nderin e jetës, duke ma lehtësuar barrën e besimit që Sali Berisha dhe Partia Demokratike më lanë si drejtues i Qarkut të Lezhës.

Kjo foltore është zëri juaj. Është vendi ku flitet pa frikë dhe pa leje. Është thirrje për ndryshim dhe për drejtësi. Të hënën, me datë 22, protesta jonë në Tiranë do të jetë shembullore, do të jetë madhështore. Jehona e saj do të mbërrijë kudo dhe do të shndërrohet në një pikë kthese për të marrë në dorë fatin tonë. Mjaft është mjaft! Mjaft me korrupsion, mjaft me skandale! Mjaft me padrejtësi! Mjaft me varfëri! Mjaft me talljen e qytetarëve! Mjaft me idiotë në zyrat e shtetit.

Të fundit