Flash News

Ditari i Opozitës

“Mohoi vendimin për Becchettin”, Basha: Vendimi është publik. Po të hetohet del Rama, Veliaj dhe Agaci

“Mohoi vendimin për Becchettin”, Basha: Vendimi është

Kreu i PD, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama ka gënjyer shqiptarët, për vendimin për çështjen Beccheti.

Sipas Bashës në një komunikim me gazetarët nga selia e PD, ngritja e dy komisioneve si për inceneratorët dhe Bechetin, po vonohen momentalisht me pretekste naivie, por shton se PS nuk do t’ia dalë dot.

Ngritja e dy komisioneve të tjera, për inceneratorët dhe Bechetin, po vonohen momentalisht nga pakica në pushtet, me pretekste sa naivie, po aq acaruese për qytetarët që e dinë mirë se çfarë fshihet pas tyre. Megjithatë, mund të vonojnë ngritjen e tyre, por nuk e pengojnë dot atë.

E nëse për mafien e inceneratorëve po kërkojnë riformulim të kërkesës tonë, në përpjekje për ta kthyer atë që duhet të jetë një komision hetimor, në një pseudo-grup pune për mjedisin, ndërkohë Rama shantazhoi jo më larg se dje krerët e bashkive për t’i çuar mbetjet te inceneratorët me pronarë offshore, për të furnizuar me paratë e qytetarëve llogaritë bankare në parajsat fiskale.

Për komisionin Becheti, Edi Rama u tregua i prerë, duke na thënë se duhet ta harrojmë ngritjen e tij, sepse sipas Edi Ramës vendimi është i “mbuluar nga konfidencialiteti” dhe publikimi i tij dëmton interesat e Shqipërisë…

Po ta hetoni sipas tij do dalë ai, Veliaj dhe Engjëll Agaci. Që Rama gënjen nuk përben lajm, por duke qenë dëmi prej 120 mln eurosh fshehja e konfidencialitetit është qesharake se vendimi ëhstë fshehur në internet”, tha Basha nga selia blu.

 

Të fundit