Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
"Mos ejani vonë në spitale", Spahia: Kohën e shtrimit e përcakton Urgjenca Kombëtare, nuk kanë faj qytetarët
Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut se "mos ejani vonë në spitale...". Spahia thotë se dështimi i qeverisë nuk mund të mbulohet duke ia hedhur fajin mjekëve dhe qytetarëve.
Ish-deputeti shkruan në rrjetet sociale se qytetarët nuk mund të shtrohen në spital, pasi kohën e shtrimit e përcakton Urgjenca Kombëtare. Kjo sipas tij, ka bërë që bilanci i fataliteteve të jetë i lartë.
Postimi i plotë:
Deshtimi i plote nuk mbulohet duke ja hedhur fajin njehere mjekeve e njehere qytetareve.
Mirë që i kanë braktisur mjekët e qytetarët në këtë betejë me një virus vdekjeprurës por edhe tallen me ta, pa pikë turpi! Me zë e figurë ministrja e shëndetësisë paska fajësuar qytetarët që sipas saj shkokan me vonesë në spitale!!! “Mos ejani vonë në spitale...“ ka thënë Ogerta sot në parlament".
Të mos e dijë vallë Ogerta se asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare, 127-a? Natyrisht që këtë Ogerta e di shumë mirë! E di sepse vetë mjekët e dy spitaleve Covid ankohen për sjelljen në spital të pacientëve në gjendje të rënduar, duke sjellë bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100% të pacientëve në intubim! Se kush vendos shtrimin në spital këtë e di mirë secili nga pacientët e familjarët që ka patur atë eksperiencë të vështirë!
Të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku cnjerëzore! Por ky rregjim nuk njeh model tjetër e prandaj do shembet më 25 Prill!