Flash News

Ditari i Opozitës

“Mos harxhoni lekë për maska”, Rama poston videon e kryeministrit: Dyfytyrësi prej maskarai

“Mos harxhoni lekë për maska”, Rama poston videon e

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama lajmëroi se mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme kudo, përfshirë  edhe në rrugë, ka reaguar nënkryetari i LSI, Luan Rama.

Përmes një statusi në Facebook, Rama është kthyer pas në kohë kur kryeministri bënte thirrje të mos harxhoheshin lekët për maska, ndërsa tani maska do bëhet e detyrueshme.

Nënkryetari i LSI e quan “dyfytyrësi  prej maskarai” vendimin e kryeministrit duke aluduar se e gjithë kjo bëhet për tu pasuruar ata që shesin apo prodhojnë maska.

Postimi i plotë:

Pa koment, me zë dhe me figurë:

DYFYTYRËSI PREJ MASKARAI E NJË MASKARADE ME MASKA, APO?...

a). Ky është vendimi i rradhës i shpallur prej kryeministrit:
“Nga e enjtja maska do të jetë e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë, në çdo mjedis të mbyllur apo të hapur”.

b). Ky është qëndrimi publik i kryeministrit për maskat në sallën e Kuvendit të maskave:
“... mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë për maska, maskat nuk mbrojnë...
E gjithë histeria për të blerë maska dhe për t’u maskuar dhe që ka përfshirë gjithë botën, është thjeshtë dhe vetëm harxhim i kotë i parave dhe mbushje e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska”.

Dyfytyrësi prej maskarai e një maskarade me maska, apo vendim për mbushjen e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska?!...

Dëgjojeni me zë e shiheni me figurë dhe gjejeni vetë përgjigjen e pyetjes.

“Mos harxhoni lekë për maska”, Rama poston videon e

 

Të fundit