Flash News

Ditari i Opozitës

“Mos prek me dorë”, mbështetëset e Bashës largojnë nga selia e PD Evi Kokalarin dhe Albana Vokshin: Ik, mashtruese!

“Mos prek me dorë”, mbështetëset e Bashës

Nuk ka qetësi në selinë e Partisë Demokratike.

Pasditen e së mërkurës janë shënuar sërish tensione, pasi deputetja Albana Vokshi, e cila është pjesë e grupit të Rithemelimit dhe aktivistja Evi Kokalari janë përballur me fyerje nga mbështetëset e Lulzim Bashës.

Një militante demokrate iu drejtua Kokalarit duke e akuzuar si mashtruese.

"Sa rrugë ke bo? Kush të ka paguar ty? Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri, për çfarë arsye mashtron, pse mashtron, mashtruese?”, iu Kokalarit, ndërs akjo e fundit i kërkonte të mos e prekte me dorë.      

“Kjo është fytyra e Lulzim Bashës”- u përgjigj Kokalari.

Ndërkohë, Vokshi u shpreh se Komisioni i Rithemelimit do vijojë punën për referendumin e 18 dhjetorit.

“Ju e shikoni çfarë po përdor Lulzim Basha. Ta dini që vullnetin e demokratëve askush nuk e ndal dot. Kemi bërë vetëm mbledhjen e parë, do vijojmë për organizimin më të mirë”, tha ajo.

Deputetja Albana Vokshi së bashku me aktivisten amerikano-shqiptare Evi Kokalari dhe gra mbështetëse të Berishës shkuan në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar mbledhjen e  LDG. Në një prononcim për mediat Kokalari  ka akuzuar kryedmokratin Lulzim Basha për ushtrim dhune verbale për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi.

Reagon PD: Duan të tërheqin vëmendjen nga afera miliona euro e inceneratorëve

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa reagoi lidhur me incidentin, ndërsa deklaron se ish kryeministri Sali Berisha e Albana Vokshi  merren me hallet e tyre për të tërhequr vëmendjen nga afera miliona euro e inceneratorëve

“Ne diten kur duhet ngritur zeri dhe reagimi per skandalin e inceneratoreve, Sali Berisha dhe Albana Vokshi gjejne kohen te merren me hallet personale duke larguar vemendjen nga skandali i korrupsioni disa milion eurosh.

Le te pyesin veten pse nuk flasin per kete skandal?

Pse perpiqen te largojne vemendjen nga perfshirja e zyrtareve me te larte te qeverise?!

Pse nuk i shqeteson ky fakt?!”, shkruan Zhupa.

Të fundit