Flash News

Ditari i Opozitës

"Mos votoni Nikollën", Gjekmarkaj për 'ultimatumin' e Bashës: Ishte gjest përbuzjeje për maxhorancën

"Mos votoni Nikollën", Gjekmarkaj për

Zgjedhja e kryetares së re të Kuvendit, Lindita Nikolla u shoqërua me incidente nga radhët e opozitës.

Deputetët e PD-së grisën fletët e votimit dhe i hodhën jashtë kutisë, duke refuzuar votimin e propozimit të kryeministrit Edi Rama për Nikollën si kryeparlamentare. Në emisionin "Kjo javë", deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tha se vendimi i marrë gjatë mbledhjes nuk kishte në fokus kryeparlamentaren, por ishte një gjest për të përbuzur maxhorancën.

"Nuk ishte një vendim që kishte në fokus znj. Nikolla si individ. Ne grisëm fletët e votimit si një gjest përbuzjeje jo për procedurën e zgjedhjes së kryetares së re të Kuvendit, por për brendinë që ai ka ku 15 deputetë të maxhorancës janë të lidhur me botën e krimit, korrupsionit, shit-blerjen e votës. Ne nuk e harrojmë masakrën e 25 prillit, por në të njëtën kohë ne jemi në parlament si denoncues, ballafaqimi për ta ngritur shumë shpejt opozitën në kuotat e niveleve për ta qeverisur vendin mbështetur nga aelatët ndërkombëtar për të bërë të mundur të rrëzohet qeveria e Edi Ramës plot me kukulla", u shpreh deputeti i PD-së.

Të fundit