Flash News

Ditari i Opozitës

Mosbindja civile, policia ndalon kryetarët e PD dhe PL në Pogradec

Mosbindja civile, policia ndalon kryetarët e PD dhe PL në Pogradec

Policia ka ndaluar tre persona që morën pjesë në protestën e opozitës mbrëmjen e së martës në Elbasan.

Mes të ndaluarve janë kryetari i PD-së në Pogradec, Genti Çela, kryetari i PL-së në Pogradec, Gentian Çala, dhe eksponenti demokrat Luan Tollozhina.

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim tre të ndaluarit për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” si dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ata u ndaluan nga policia e Pogradecit dhe më pas u transferuan për në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Nuk është bërë ende e qartë nëse ndalimi i tyre do të pasohet me akuza formale apo nëse bëhet fjalë për një shoqërim të përkohshëm në kuadër të hetimeve.

Të fundit