Flash News

Ditari i Opozitës

Mungesa e ujit në Vlorë, Berisha denoncon vjedhjen e materialeve: Kunata e Fatmir Xhafajt ishte magaziniere

Mungesa e ujit në Vlorë, Berisha denoncon vjedhjen e materialeve:

Prej 5 ditësh qytetarët e Vlorës janë pa ujë. Sot, ata protestuan para bashkisë duke kërkuar që autoritetet të marrin përgjegjësinë dhe të zgjidhin problemin.

Kreu i PD Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka denoncuar përmes mesazhit të një qytetari digjital, vjedhjen e materialeve të ujësjellësit që solli dhe mungesën e ujit në Vlorë.

Qytetari ngre pikëpyetje se si janë zhdukur materialet në magazinën, ku punonte kunata e Fatmir Xhafajt.

"Mashtrime vedhje dhe mashtrime

Miq, vjedhja e materialeve të ujësjellësit, tubave dhe makinerive në magazinë, shkaku i mungesës së ujit në Vlorë!

Pershendetje Doktor dhe jave te mbare! Kur humbet tubacioni I ujesjellesit 400.000 euro ne Vlore  , magaziniere ishte kunata e Fatmir Xhafes. Me shkruan me siguri nje qytetare nga Vlora qe ka punuar ne ujesjelles ne Vlore.  Me respekt", shkruan Berisha.

Të fundit