Flash News

Ditari i Opozitës

Mziu rendit dështimet e Reformës Territoriale të 2014-ës: Qeveria ka futur dorën te pushteti vendor

Mziu rendit dështimet e Reformës Territoriale të 2014-ës:

Deputeti demokrat, njëherësh anëtar i komisionit për Reformën Territoriale, Xhelal Mziu thotë se reforma e vitit 2014 solli shpopullimin e zonave rurale, si pasojë e mungesës së shërbimeve publike.

Mziu deklaroi për “Abc Live” se reforma rriti kostot për bashkitë, duke i çuar ato drejt falimentit, referuar Kavajës dhe Vorës.

Gjithashtu evidenton se numri i punonjësve u rrit nga 8 deri në 10 për 1 mijë banorë në 34 për 1 mijë banorë. Sipas Mziut, qeveria po përdor bashkitë për të përfituar vetë.

“Reforma territoriale ishte zgjidhje e gabuar për qytetarin, e ka imponuar qytetarin te ecë me kilometra për shërbime publike dhe të braktisë fshatin.
Nuk dua të fajësoj vetëm PS për reformën e 2014-ës. Faj dhe dhe PD që la mandatet.

Të paktën duhet të jenë 100 njësi. U tha që pushteti vendor do të kursejë në një vit 80 mln euro, jo vetëm që u kursyen por në katër vite janë shpenzuar 200 milionë euro më shumë.

Është kosto shtesë për pushtetin vendor. Kemi një situatë, që e ka bërë pushtetin vendor të varur nga qeveria, larg qytetarëve, bashkitë janë në prag falimenti. Sot qeveria ka shpallu rfalimentin për dy bashki, Kavajën dhe Vorën.

Nga 2015 deri sot është dyfishuar numri i administratës. Në çdo bashki të vendit është rritur numri i punonjësve. Nuk përfiton qytetari nga numri i punonjësve. Paratë e qytetarëve nuk kanë shkuar për shërbimet, shkojnë për patronazhistë. Ka më pak para për investime.

Bashkia ka pasur 8 deri në 10 punonjës për 1 mijë banorë. Tani ka dhe 34 punonjës në bashki për 1 mijë banorë. Qeveria ka futur dorën te pushteti vendor”, tha Xhelal Mziu

Të fundit