Flash News

Ditari i Opozitës

Mziu s'e lëshon Bashën: Platforma e tij ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve!

Mziu s'e lëshon Bashën: Platforma e tij ishte dhe mbetet më

Ndyshe nga një pjesë e demokratëve që kanë kritikuar apo kërkuar largimin e kryedemokratit Lulzim Basha, ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu që siguroi mandatin në Dibër, shprehet se platforma e Bashës ishte dhe mbetet më e mira në këto 30 vite.

Në një reagim në Facebook, teksa ka publikuar një foto me kryedemokratin gjatë fushatës, shkruan se misioni i platformës Basha vazhdon.

"Misioni i platformës Basha vazhdon!

Platforma Basha ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve demokraci.

Cdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës.

Përpara me Lulzim Bashën", shkruan Mziu.

Kujtojmë që disa nga aleatët e Bashës, kandiatatë në lista nga PD dhe jashtë tyre, si Agron Duka, Nard Ndoka (mbetur jashtë parlamentit), Agron Gjekmarkaj...etj, janë shprehur kritik me vendimet e Bashës.

Ndërsa demokratë të tjerë, si Bujar Nishani, Fatbardh Kadilli, Isben Elezi...etj, kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

 

Të fundit