Flash News

Ditari i Opozitës

“Na ngarkoni me përgjegjësi”, drejtuesi i PD-së në Shkodër: Ndryshimet ndodhin kur ka angazhim

“Na ngarkoni me përgjegjësi”, drejtuesi i PD-së
Helidon Bushati

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Shkodër, Helidon Bushati thotë se ëhstë momenti që çdokush të angazhohet në projektin që synon rikthimin e normalitetit në vend.

Ai shkruan në Facebook se ndryshimet ndodhin vetëm kur ka angazhim, pjesëmarrje dhe vullnet.

“Pjesëmarrja masive në zgjedhje, vota masive dhe legjitime e bën një qeveri të përgjegjshme dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve.

Prandaj çdo i ri, student apo gjimnazist, i punësuar apo i papunë, biznesmen apo fermer, prind apo gjysh, duhet të votojë më 25 prill për t'i dhënë fund "çekanit" të taksave të larta, pabarazisë, vjedhjes, babëzisë e kriminalitetit. Na ngarkoni me përgjegjësi për të hapur një epokë ndryshimi për Shkodrën”, shkruan ai.

Të fundit