Flash News

Ditari i Opozitës

“Naftëtarët e Ballshit”, ish-deputeti nxjerr videon: Rama bën të kundërtën e asaj që premton

“Naftëtarët e Ballshit”, ish-deputeti nxjerr videon: Rama

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka nxjerrë një video me premtimet e kryeministrit Edi Rama për naftëtarët e Ballshit. Krahas pamjeve, ai shkruan se Rama ka 8 vjet që bën të kundërtën e asaj që premton.

Ai akuzon qeverinë socialiste se ka vjedhur ekonominë e vendit, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen më 25 prill.

Postimi i plotë:

Po bëhen 8 vjet që grabisin me pafytyrësi ekonominë e vendit, që nga gjilpërat e jodi në ambulanca e spitale, shkumsat e lapsat nëpër auditore e shkolla e deri tek nafta e gazi!

Në 8 vjet, rrugacërisht, bënë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që premtuan, në çdo premtim.

Në 8 vjet, fyen e grabitën deri tek buka e fëmijëve këdo, madje veçanërisht ata që u qëndruan besnikë e s'i lëshuan kurrë...

Ka ardhur dita t'u tregojmë vendin njëherë e mirë, duke nisur pikërisht nga ata që u qëndruan besnikë e s'i lëshuan kurrë...

Ua kanë borxh vetes së tyre, fëmijëve dhe vendit!

 

Të fundit