Flash News

Ditari i Opozitës

Ndoka i ashpër ndaj kryedemokratit: Basha ka marrë rrugën e m*tit

Ndoka i ashpër ndaj kryedemokratit: Basha ka marrë rrugën e m*tit

Kryetari i PDK-së dhe aleati i Partisë Demokratike Nard Ndoka ka dalë në mbështetje të ish-liderit Sali Berisha, ndërsa ka deklaruar se Lulzim Bashën e ka braktisur baza.

Ai thotë se demokratët që e mbështesin Bashën duhet të kenë turp. Ndoka njeh si PD-në e vërtetë Komisionin e Rithemelimit. Sikurse ka thënë e më parë, Ndoka thekson se Basha nuk mund të jetë kurrë lider.

Aleati i PD-së ka deklaruar në ‘Syri tv’, se Basha tashmë ka marrë rrugën e m*tit.

“Basha është me pikë minimale në Shkodër, baza e partisë e ka braktisur. Edhe ata që janë me Bashën, iu vjen turp të thonë se janë me atë. Ky proces erdhi në kohën e duhur, që të ndahet shapi nga sheqeri, mes Bashës dhe PD-së.

Ky nuk është halli i Berishës, por është problem për të zgjidhur situatën e rrënuar në PD-në aktuale. Grupi i Rithemelimit është PD e vërtetë. Basha s’mund të jetë kurrë lider. Basha do ta vazhdojë rrugën e m*tit që ka marrë. Nuk duhet t’i shkojmë nga mbrapa, sot ka ballafaqim dhe është shumë e rëndësishme që ka ballafaqim”, deklaroi Ndoka.

Të fundit