Flash News

Ditari i Opozitës

Nard Ndoka thirrje Bashës: Duhet t’i tregosh vendin Ramës, me shumë sportivitet e ke marrë këtë përballje

Nard Ndoka thirrje Bashës: Duhet t’i tregosh vendin Ramës, me

Kreu i PDK, Nard Ndoka i ka bërë thirrje publikisht kreut të PD, Lulzim Basha që t’i tregojë vendin sot kryeministrit Edi Rama pasi sipas tij nesër do të jetë shumë vonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndoka shkruan se Basha e ka marrë me sportivitet përballjen me Ramën, ndërsa kreu i PD sipas tij nuk ka hequr ende “maskën e pandemisë” për të folur fort, qartë dhe guximshëm!

“Lulzim Basha duhet t'i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë. Si me shumë sportivitet e ka marrë këtë përballje Lulzim Basha! Edi Rama shembi Kushtetutën, zhbëri Kodin Zgjedhor, hoqi kandidatët opozitare nga gara, po riorganizon bandat, ka filluar presionin kudo, oligarkët kanë hapur thasët, ndërsa Basha akoma nuk ka hequr “maskën e pandemisë” për të folur fort, qartë dhe guximshëm!

Qytetarët kërkojnë ndryshimin, rrotacioni është i sigurt, Basha duhet t'i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë, edhe për Shqipërinë!”, shkruan Ndoka.

Nard Ndoka thirrje Bashës: Duhet t’i tregosh vendin Ramës, me

Të fundit