Flash News

Ditari i Opozitës

Ndalesa e radhës e "Foltores" së Berishës

Ndalesa e radhës e "Foltores" së Berishës

Ndalesa e radhës e "Foltores" së ish-kryeministrit Sali Berisha do të jetë qyteti i Lushnjës. Ai do të takohet ditëm e premte në orën 17.00 me demokratët e kësaj zonë. Lajmin e bëri me dije vetë Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Neser diten e premte me daten 5 nentor nentor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures Vaçe Zela te Bashkise se Lushnjes do mbahet 'Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur'", shkruan Berisha.

Ky i fundit ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin, ku ka mbledhur dhe firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar që është caktuar në 11 dhjetor. Përkrahësit e Berishës janë shprehur se në fillim "Foltorja" u mendua të mbahej vetëm në rang qarqesh, por më pas u kërkua nga qytetarët dhe u vendos të zhvillohej në çdo bashki.

Të fundit