Flash News

Ditari i Opozitës

Ndarja nga jeta e trajnerit të atletikës, reagon Voltana Ademi: Humbje e madhe për sportin shqiptar! Pushofsh në paqe Profesor Vili!

Ndarja nga jeta e trajnerit të atletikës, reagon Voltana Ademi: Humbje

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të trajnerit shkodran të atletikës, Vildan Tufi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi shpreh ngushëllimet për këtë humbje të madhe të sportit shqiptar.

“Trajner i palodhur i kampionëve, edukator shembullor dhe prind e familjar si ai”, shkruan Ademi në mesazhin e saj, duke shtuar se: “Profesor Vildan Tufi do te jetojë përmes kampionëve të panumërt që stërviti, titujve e medaljeve që përmes punës së tij, i solli në Shkodër.”

"Sapo mësova një lajm të trishtueshëm, Profesor Vildan Tufi, është ndarë nga jeta!

Një humbje e madhe për sportin shkodran e shqiptar, për atletikën shkodrane e shqiptare. Trajner i palodhur i kampionëve, edukator shembullor dhe prind e familjar si ai.

E prisnim të gjithë që të kthehej në pistat e atletikës, e prisnim që të fitonte betejen me sëmundjen e rëndë! Fatkeqësisht nuk ia doli, për tu larguar nga kjo jetë vetëm fizikisht.

Profesor Vildan Tufi do te jetojë përmes kampionëve të panumërt që stërviti, titujve e medaljeve që përmes punës së tij, i solli në Shkodër.

Pushofsh në paqe Profesor Vili!

Do të na mungosh!" shkruan Ademi.

Të fundit