Flash News

Ditari i Opozitës

Ndërhyrje nga Voltana Ademi për Spahinë? Berisha: Kam zero ankesa, kandidati mund të bëjë ‘deal’

Ndërhyrje nga Voltana Ademi për Spahinë? Berisha: Kam zero

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar të ketë pasur një ndërhyrje nga ana e kryetares aktuale të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ndaj Bardh Spahisë si kandidat për 6 marsin në Shkodër.

I ftuar në emisionin ‘Log’ në ABC News, Berisha tha se në dijeninë e tij i kontaktuar me të gjithë kandidatët, nuk ka pasur pakënaqësi. Ish-kryeministri shtoi se nëse një kandidat e sheh se s’mund të fitojë, mund të bëjë ‘deal’ me një tjetër që mendon se mund të sigurojë më shumë vota.

“Asnjë përçarje nuk ekziston në dijeninë time. Nuk kam në mënyrë absolute asnjë ankesë. Kam komunikuar me të gjithë kandidatët dhe kam zero ankesë. Këto ishin primaret e para të vërteta që do vijnë duke u plotësuar. Në procss unë informoj se lobimet janë pjesë e këtij procesi. Nëse merr pjesë në garë përpiqesh edhe lobon për të pasur më shumë përkrahës. Ti bën kalkulimet tënde dhe sheh që nuk fiton. Në këtë rast bën një ‘deal’ me personin që mendon se mund të fitojë. Për këtë proces nuk kam asnjë ankesë deri më sot”, tha Berisha.

Të fundit