Flash News

Ditari i Opozitës

“Ëndërrojnë edhe vdekjen time”, Basha replikon me Ramën: Do të mposhtim, do shërojmë Shqipërinë

“Ëndërrojnë edhe vdekjen time”, Basha replikon me

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, i cili këtë mëngjes e ka cilësuar të neveritshme videon e publikuar nga Basha, duke thënë se ai ëndërron katastrofën. 

"Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!", shkruante Rama, i cili ripostonte një video të publikuar nga kryedemokrati.

Menjëherë ka reaguar Basha, duke shkruar se Rama mposhtet nga të gjithë bashkë.

Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin!”, shkruan Basha.

Të fundit