Flash News

Ditari i Opozitës

Ç’ndodh nëse Rama thirret si dëshmitar? Berisha i gatshëm: Të ballafaqohemi, ta shohin shqiptarët

Ç’ndodh nëse Rama thirret si dëshmitar? Berisha i

Kryetari i PD Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Rama të ballafaqohen për çështjen “Partizani”.

Berisha deklaroi për mediat se është i gatshëm të vendoset përballë Ramës, por theksoi se ky i fundit, nuk vjen. I pyetur se çfarë do të bëj nëse gjykata e thërret, Berisha u shpreh i gatshëm të paraqitet.

“Po më thirri gjykata do shkoj me kënaqësi. Le të vijë po të dojë Edi Rama. Të jetë me kamera dhe ta shohin gjithë shqiptarët. Të dalim të ballafaqohemi. Po nuk vjen ai, i shumëzon me zero. S’më kanë thirrur, po të më thërrasin shkoj unë, s’kam asnjë problem”, tha Berisha.

 

Të fundit