Flash News

Ditari i Opozitës

Ndoka e konfirmon: Do jem pjesë e koalicionit të Berishës më 6 mars

Ndoka e konfirmon: Do jem pjesë e koalicionit të Berishës më

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, konfirmoi se në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit do të jetë pjesë në koalicionin e Berishës me LSI-në.

I ftuar në Euronews Albania, Ndoka tha se kandidati i Bashës në Shkodër do të jetë i papërfillshëm krahasuar me kandidatin shpallur nga Berisha.

“Kandidati i z. Basha besoj do të jetë i papërfillshëm si vlerë elektorale. Kandidati i Grupit të Rithemelimit do të dalë më para se sa shumatorja e kandidatit të PS dhe Lulzim Bashës”, tha Ndoka.

Kandidati i ‘Rithemelimit’ për Shkodrën u zgjodh ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, i cili tha në një deklaratë se do të bashkëpunojë me kolegët për të garantuar fitoren e PD-së.

Të fundit