Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet në qeveri, Kadilli: Pse u shkarkua Arben Ahmetaj

Ndryshimet në qeveri, Kadilli: Pse u shkarkua Arben Ahmetaj

Fatbardh Kadilli, anëtar i Partisë Demokratike komentoi ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar. Lidhur me shkarkimin e Arben Ahmetjt, ai tha se pas vendimit të Ramës është fakti që Ahmetaj ka qenë i shumë akuzuar.

Sa i përket ministres së re, Majlinda Dhukës, e cila është një bashkëpunëtore e hershme e Ramës, Kadilli tha për “Fax News”, se ose është shumë e zonja ose e duron kryeministrin.

“Jam i bindur që pjesë e vendimit të Ramës jashtë qeverisë, është edhe për shkak të imazhit që Arben Ahmetaj ka pasur në publik. Ka pasur akuza të vazhdueshme për korrupsion, ka një preferencë në rritje për politikanet femra, unë vetë e kujtoj zonjën Majlinda Dhuka që ka qenë bashkëpunëtore e tij në bashkinë e Tiranës. 

Rama nuk duron që të ketë rrotull kundërshtarë, ata që kanë mbijetuar në Bashki dhe më pas në bashki janë ata që ose janë shumë të zotë, ose kanë duruar Ramën”, deklaroi Kadilli.

 

Të fundit